Pa fitues në “Fadil Vokrri”, Prishtina humb penallti në fund të ndeshjes

Pa fitues në “Fadil Vokrri”, Prishtina humb penallti në fund të ndeshjes
Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 0:0, në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, u karakterizua me pak raste shënimi.
Mundësinë më të mirë për t’ia siguruar tre pikë Prishtinës e pati Besnik Krasniqi.
Mbrojtësi i skuadrës nga kryeqyteti dështoi nga penalltia në minutën e 89-të.
Gjuajtjen e Krasniqit e priti portieri Enea Koliqi, i cili e shpëtoi Gjilanin.
Prishtina lëshoi mundësi të artë që të afrohen në vetëm dy pikë larg vendit të parë dhe të dytë që e mbajnë, Ballkani dhe Drita me nga 55 pikë.
Prishtina renditet e treta me 51 pikë, kurse Gjilani zë vendin e katërt me 37 pikë.
Në javën e 27-të që zhvillohet në vikend, Prishtina është mysafire e Ballkani në Suharekë në derbin i xhiros, derisa Gjilani e pret Besën.
Prishtina e Gjilani pa gola në pjesën e parë
Ka përfunduar pa gola pjesëloja e parë e ndeshjes së mbetur të xhiros së 26 të Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit. Dueli po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe gjatë 45 minutave të para, asnjëra prej ekipeve nuk patën ndonjë rast konkret shënimi.
Prishtina, aktualisht është e treta në tabelë me 50 pikë të mbledhura derisa Gjilani zë vendin e katërt dhe ka 36 pikë. Ndërkohë, Ballkani dhe Drita janë në dy pozitat e para, me nga 55 pikë të grumbulluara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbappe shpëton Parisin

Atletico e Lazio kalojnë në fazën nokaut

Manchester City fiton me përmbysje

Dortmundi mposht Milanin në “San Siro” dhe kualifikohet

Fitore për kualifikim e Barcelonës

Kampioni i Zvicrës fundos ekipin serb

Baras në “San Siro”, PSG-ja po humb në Paris

Prishtina ndan rrugët me trajnerin lituan Urbonas

Immobile ia siguron fitoren Lazios

Fitore shumë e rëndësishme e Shakhtarit

Ndeshja në Stamboll kthen kujtesën në vitin 1993
