Sport

Kosova (U21) barazon me Katarin (U23)

Përfaqësuesja e Kosovës (U21) ka barazuar në miqësoren e dytë kundër Katarit U23. “Dardanët” e rinj të hënën ka luajtur baras 2:2 ndaj Katarit U23, ekip që i kishte mposhtur javën e shkuar me rezultatin 2:0 në Doha.

Edhe pse Kosova ishte në epërsi prej dy golave në ndeshjen e dytë, nuk arriti deri në fund ta mbajë epërsinë.

Pjesëlojën e parë, Kosova e mbylli me epërsinë 1:0, falë golit të Veton Tushës në minutën e gjashtë. Ndërsa, epërsinë e dyfishoi me të filluar pjesëloja e dytë. Ishte sulmuesi Valmir Veliu që realizoi në minutën e 49-të.

Katari golat i shënoi në 15 minutat e fundit të ndeshjes.