Sport

E ardhmja e Odegaardit është në duart e Zidanet

Arsenali është shumë i lumtur me Martin Odegaardin, por nëse ai do të mbetet edhe më gjatë te skuadra londineze, mbetet në duart e Zinedine Zidanet, raporton të hënën “goal.com”.

Odegaard ka shkëlqyer tek Arsenali që kur iu bashkua në formë huazimi nga Reali.

“Topçinjtë” tani janë të gatshëm për ta blerë kartonin e tij.

Klubet pritet të zhvillojnë bisedime në fund të sezonit, por në fund do të vendosë Zidane se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e mesfushorit.