Tetë herë fituesi i Kupës FA, Chelsea, ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA pas fitores ndaj Sheffield Unitedit.
“Blutë e Londrës” të drejtuar nga Thomas Tuchel, që vitin e kaluar u mposhtën në finale nga Arsenali, fituan të dielën me rezultat 2:0.
Oliver Norwood shënoi autogol në minutën e 24-t, pas harkimit të Ben Chilwellit të Chelseat.
Sheffield Unitedi e rrezikoi portierin Kepa Arrizabalaga të Chelseat, megjithatë, në kohën shtesë, vendësit shënuan edhe një tjetër gol. Hakim Ziyech e realizoi golin e dytë të skuadrës, ndërsa Chelsea e siguroi gjysmëfinalen për herën e katërt në pesë sezone.
Gjysmëfinalet do të luhen më 17 dhe 18 prill në Wembley.