Sport

Shkëmbi e vlerëson të madhe fitoren ndaj Trepçës ‘89

 

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar të madhe fitoren në udhëtim ndaj Trepçës ’89. Ai ka thënë se futbollistët e tij kanë treguar lojë të mirë, ndërsa me plot meritë fituan ndeshjen në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Me fitoren 2:0, Ballkani është ngritur në vendin e parë me 55 pikë, sa ka edhe Drita, ndërsa 89-shi zë vendin e gjashtë me 32 pikë.