Bayern Munichu ka vazhduar me fitore në Bundesliga. Kampioni në fuqi ka mposhtur në udhëtim Werder Bremenin me rezultatin 3:0.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit edhe sulmuesi kosovar Milot Rashica.
Në minutën e 22-të Leon Goretzka kaloi në epërsi “bavarezët” prej 1:0. Mysafirët dyfishuan epërsinë në minutën e 35-të me Serge Gnabry që realizoi për 2:0.
Edhe në pjesën e dytë udhëtuesit dominuan duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Robert Lewandowski ishte i pafat në dy raste kur shtylla i mohoi golin. Por sulmuesi polak golin e gjeti në minutën e 67-të për të ngritur epërsinë në 3:0.
Në minutën e 85-të Milot Rashica i vetëm përball Manuel Neuer, dështoi ta mposhte ndërsa nga topi i kthyer Niclas Fullkrug, shënoi për 3:1.
Deri në fund Bayerni, krijoi edhe disa mundësi shënimi por rezultati nuk ndryshoi.