Ballkani e ka deklasuar Arbërinë si mysafir, duke e mposhtur me rezultat 6:2.
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i ka përgëzuar lojtarët pas ndeshjes, por ka thënë se ka vend për përmirësime.
“Nuk është asnjë mesazh për Dritën kjo fitore sot. Është një fitore e cila më pëlqeu. Më pëlqeu se si luajtëm. Pjesa e sulmit ia doli të shënojë. Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë. Kam ardhur të punojmë me futbollistët dhe të arrijmë rezultate që synojmë. Në fund do t’i bëjmë llogaritë”, u shpreh Shkëmbi.
Ballkani zë vendin e dytë me 51 pikë, kurse Arbëria është e teta me 26 pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ballkani shkarkon Shkëmbin pas largimit nga gara për titull
-
Shkëmbi e pranon se Ballkani është prapa në garë për titull
-
Bledi Shkëmbi i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij
-
Shkëmbi përgëzon lojtarët, thotë se Ballkanin e presin edhe pesë finale deri në fund
-
Bledi Shkëmbi: Ndaj Gjilanit fituam me fat