Erling Haaland ka vazhduar shkëlqimin te Dortmundi duke shënuar dy golat në barazimin 2:2 me Sevillan. Falë fitores në ndeshjen e parë, barazimi i së martës i mundësoi skuadrës gjermane që të avancoi në çerekfinale të Championsit.
“Ishte ndeshje e vështirë. Jam i lodhur tani, por të jemi në raundin tjetër është gjë e madhe. Ne e kemi ditur se ata do të luajnë fuqishëm. Por kur kemi shënuar golin e parë ishte më e lehtë pasi atyre iu duheshin tri gola. Të shkojmë në pushim me rezultatin 1:0 ishte gjë e madhe, ndërsa goli ishte i bukur. E kam humbur penalltinë e parë, por sikur portieri të rrinte në vijë do të shënoja, ashtu si bëra në të dytën. Isha pak nervoz në penalltinë e dytë, por e dija që do të ishte e rëndësishme të shënoja golin e dytë”, ka thënë Haaland, raporton UEFA. “Ndeshje e çmendur dhe fitore e çmendur dhe e mahnitshme. Fitore shumë e bukur për të avancuar tutje”.