Sport

Evertoni pas dyshes së Realit

Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për dy futbollistë të Real Madridit, të cilët po synon t'i transferoj këtë verë. Mësohet se Evertoni po kërkon transferimin e mesfushorit Isco dhe atë të sulmuesit të krahut, Lucas Vazquez.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka punuar me dy futbollistët kur ishte pjesë e Realit dhe po insiston në transferimin e tyre pas përfundimit të këtij edicioni pasi i sheh si përforcime të duhura për sezonin e ri.

Vazquez te Evertoni mund të transferohet si futbollist i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin që i skadon në qershor derisa Isco pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro pasi ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Evertoni ka konkurrencë për këta dy futbollistë për të cilët interesim kanë shprehur edhe Milani e Juventusi.