Sport

Skitari Tahiri po i afrohet normës edhe në sllallom

Skitari më i mirë i Kosovës, Albin Tahiri, është renditur i 23-ti në një garë të sllallomit, të mbajtur të dielën në Rogla të Sllovenisë.

Sipas njoftimit të KOK-ut, Tahiri fitoi 118 pikë të FIS-it. Ai tashmë ka dy rezultate të mjaftueshme për normë olimpike për “Pekini 2022”.

“Atij i duhet edhe një rezultat për të fituar normën edhe në sllallom. Javën e kaluar Tahiri normën e fitoi në sllallom të madh”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.