Sport

Nuhiu lavdëron lojtarët e tij pas fitores ndaj Feronikelit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut, ka lavdëruar lojtarët e tij për angazhimin në këtë takim të cilin e cilësoi si shumë të vështirë.

“E kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë e luftuar. Kemi pasur rastin të ndëshkojmë me kundërsulme kemi qenë më kërkues dhe kemi luftuar shumë dhe në fund u shpërblyem me fitore. Goli në këto minuta sjell emocione më shumë më gëzoi fakti që realizoi Festim Alidema, pasi ka punuar shumë për këtë ditë dhe më vjen mirë që i erdhi goli. Çdo futbollist është i rëndësishëm por edhe tjerët që u paraqiten bënë maksimumin e tyre dhe më vjen mirë që u fitua ndeshja”, deklaroi Nuihu.

Drita me këtë fitore renditet në pozitën e parë në Superligë, me 50 pikë të tubuara.