Sport

Pirlo shpjegon vendimin pse e la në bankë rezervë Ronaldon

Pirlo shpjegon vendimin pse e la në bankë rezervë Ronaldon
 

Andrea Pirlo ka shpjeguar vendimin e tij për ta lënë Cristiano Ronaldon në bankën rezervë në fitoren e Juventusit kundër Lazios mbrëmë.

Juventusi fitoi me rezultat 3:1, falë dy golave të Alvaro Moratës dhe një nga Adrien Rabiot, duke e rikthyer në shtatë pikë diferencën me liderin e Serie A, Interin.