Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka kërkuar falje për gabimin në ndeshjen ndaj Burnleyt, gabim ky i cili i kushtoi me pikë “Topçinjve”.
Arsenali po udhëhiqte 1:0 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premier Leagues, kur Xhaka gabimisht qëlloi me top një futbollist të Burnleyt dhe topi i kthye përfundoi në rrjetën e Bernd Lenos. Ndeshja u mbyll baras 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani po ndihem i frustruar aq sa të gjithë ju”, ka shkruar ai në rrjete sociale drejtuar tifozëve të Arsenalit.
Në mbrojtje të Xhakës, pas takimit doli trajneri Mikel Arteta që arsyetoi gabimin.