Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, luajti si titullar dhe e kompletoi vetëm 45 minutëshin e parë të lojës. Të shtunën gjatë ditës, skuadra e tij Akhmat Grozny, u mposht në udhëtim te skuadra e CSKA-së së Moskës me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 21-të në kampionatin e Rusisë. Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të, ndërsa 29-vjeçari u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Sulmuesi i krahut sivjet ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola ndërsa ka edhe tri asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo