Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala këtë vit do të jetë pjesë e skuadrës elitare të Norvegjisë, Stabaek.
Shala të premten është zyrtarizuar te Stabaeku, ekip të cilit iu bashkua si futbollist i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicioni i ri në Superligën e Norvegjisë do të nisë në fillim të muajit prill kurse Shala ka thënë se me padurim pret të paraqitet me fanellën e ekipit të ri.
28-vjeçari në edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës tjetër norvegjeze, Valerenga.
Ai karrierë ka bërë edhe te Starti, Lyngby, Kasimpasha, Slovan Libereci, Sparta e Pragës, Oddi e Nottoddeni. Ka edhe 23 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës.