Sport

Bernat do të mbetet te PSG-ja

Mbrojtësi i krahut të majtë, Juan Bernat ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të vazhduar karrierën te Paris Saint-Germaini, ka njoftuar të premten “Le Parisien”. Mësohet se Bernat tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin francez për të firmosur kontratë të re afatgjate pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni.

Bernat 28-vjeçar këtë sezon ka regjistruar tri paraqitje për PSG-në kurse aktualisht është i lënduar. Spanjolli iu bashkua PSG-s në vitin 2018 nga Bayern Munichu për 18 milionë euro dëmshpërblim kurse karrierë ka bërë edhe te Valencia. Ai ka edhe 11 ndeshje e një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Spanjës.