Sport

Veretout më shumë se një muaj jashtë fushës

Skuadra e Romës do të jetë për më shumë se një muaj pa mesfushorin Jordan Veretout për shkak të lëndimit, kanë raportuar mediumet italiane të premten.

Veretout ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen e fundit kundër Fiorentinas dhe për këtë arsye do të pauzojë rreth 35 ditë.

Shkaku i këtij lëndimi, Veretout do ti mungojë Romës në dy duelet kundër Shakhtar Donetskut në kuadër të 1/8 të finales të Ligës së Evropës dhe në ndeshjet e Serie A me Genoan, Parman, Napolin, Sassuolon e Bolognan.

Mesfushori 28-vjeçar këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Roma. Francezi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.