Sport

Liverpooli synon yllin e Sportingut, Nuno Mendes

Liverpooli nuk ka hequr dorë nga transferimi i yllit të Sportingut, Nuno Mendes, njofton “O Jogo”.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp dështoi ta transferonte verën e kaluar për 30 milionë euro 18-vjeçarin. Por, skuadra angleze ka kthyer interesim për ta afruar gjatë verës së këtij viti.

Për Mendesin që ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro, interesim po ashtu kanë shprehur edhe Juventusi, Real Madridi dhe Milani.

Me skuadrën portugeze të Lisbonës, Mendes ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në 23 paraqitje në të gjitha garat.