Sport

Radoviqi merr drejtimin e Pejës

 

Dragan Radoviq është emëruar trajner i Pejës pak kohë pas largimit të Jordanço Davitkovit.

KB Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Radoviqin për ta udhëhequr ekipin deri në fund të sezonit. “Dragan Radoviq do të jetë trajneri jonë i ri, i cili duke i ditur të gjitha problemet tona ka vendosur që te na bashkohet dhe ta bëjmë një mbyllje sa më të suksesshme të sezonit”, thuhet në njoftimin e Pejës. Radoviq javë më parë u largua nga Prishtina, ekip me të cilin e fitoi Kupën e Kosovës kurse Peja do të jetë skuadra e tij e tretë këtë edicion, të cilin e nisi te Golden Eagle Ylli. Ndërkohë, Radoviq te Peja është trajneri i katërt këtë sezon pas maqedonit Davitkovit, kroatit Edi Xhelalija dhe turkut Shemsettin Bash.