Sport

Dortmundi po planifikon me Haalandin

Dortmundi është duke e planifikuar sezonin tjetër me Erling Haalandin në krye të sulmit.

Trajneri i Dortmundit, Sebasitan Kehl, beson se Haalandi do të qëndrojë në ekip edhe për edicionin tjetër.

Raportohet se 20-vjeçari ka klauzolë të lirimit prej 65 milionë eurosh, shifër kjo që nuk ia garanton atij qëndrimin të klubi gjerman, duke ditur fuqitë financiare të gjigantëve evropian.

Për sulmuesin norvegjez, janë interesuar disa klube të mëdha evropiane.

Favorit për të transferuar Haalandin në verë janë, Manchester United dhe Chelsea.

Unitedi ka qenë i interesuar për Haalandin edhe para se ai të kalonte te Dortmundi.

27 gola e 8 asistime në 27 ndeshje, është bilanci i norvegjezit këtë sezon me skuadrën gjermane.