Sport

Gjimshiti asiston në fitoren e thellë të Atalantas

Berat Gjimshiti ka vazhduar shkëlqimin në Serinë A të Italisë.

Të mërkurën mbrëma, Atalanta fitoi thellë në shtëpi ndaj Crotones në kuadër të xhiros së 25 të elitës së futbollit të Italisë, 5:1.

Reprezentuesi i Shqipërisë asistoi në golin e dytë të Atanaltas, që ishte edhe i avantazhit 2:1.

Tre minuta pas pushimit, Gjimshiti bashkëveproi me Jose Palominon. Edhe pse qendërmbrojtës, për 28-vjeçarin ishte asistimi i tretë i kampionatit në 20 ndeshje.

Atalanta është në vendin e katërt me 49 pikë.