Sport

Atletes iraniane i jepet statusi i refugjates në Gjermani, synon LO në Tokio

Foto: AP
 

Atletes së njohur iraniane, Kimia Alizadeh Zonoozi, i është miratuar statusi i refugjates në Gjermani dhe tashmë ajo synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio me Ekipin e Refugjatëve.

Alizadeh, që ka fituar medaljen e bronztë olimpike në “Rio 2016”, iku në Gjermani vitin e shkuar, pas ofertave për të përfaqësuar vendet si Holanda, Belgjika, Kanadaja dhe Bullgaria.