Atletes së njohur iraniane, Kimia Alizadeh Zonoozi, i është miratuar statusi i refugjates në Gjermani dhe tashmë ajo synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio me Ekipin e Refugjatëve.
Alizadeh, që ka fituar medaljen e bronztë olimpike në “Rio 2016”, iku në Gjermani vitin e shkuar, pas ofertave për të përfaqësuar vendet si Holanda, Belgjika, Kanadaja dhe Bullgaria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo, në intervistat e mëhershme, tha se iku nga Irani, pasi ishte lodhur duke përdorur si një mjet propagande nga pushteti.
"Taekwondo ndryshoi jetën time", tha Alizadeh. "Kur fitova medaljen olimpike, unë isha atletja e parë në Iran dhe pas kësaj, të gjithë njerëzit më njihnin. Kjo ishte e vështirë".
22-vjeçarja, që tash jeton në qytetin bavarez Aschaffenburg, po stërvitet me burrin e saj dhe mund të garojë për një biletë në Lojërat Olimpike në turneun kualifikues Evropian në Sofje në maj.
Atletja e re shpreson t’i bashkohet Ekipit të Refugjatëve në Lojërat Olimpike, që do të përzgjidhet në qershor dhe do të ketë 55 sportistë nga 12 sporte.
Alizadeh pos medaljes së bronztë olimpike, ka edhe një të argjendtë botërore.