Sport

Dortmundi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Dortmundi është skuadra e parë që ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. “Milionerët” e kanë mposhtur B. Monchengladbachun si mysafir me rezultat 1:0. Golin që pati vlerën e kalimit tutje e shënoi anglezi, Jadon Sncho në minuntën e 66-të.

Ndeshja tjetër çerekfinale, ndërmjet Regensburgut dhe Werder Bremenit, e paraparë të luhet të martën, është shtyrë për shkak të rasteve pozitive me koronavirus te Ragensburgu.