Milani do të ketë mungesa të mëdha kundër Udineses, në ndeshjen që do të zhvillohet të mërkurën në kuadër të xhiros së 25-të të Series A.
Zlatan Ibrahimoviqi do të mungojë për disa javë shkaku i lëndimit kundër Romës. Në listën e mungesave janë edhe Hakan Calhanoglu, Ismael Bennacer dhe Mario Manxhukiq. Mediat në Itali raportojnë se në dyshim për duelin ndaj Udineses janë edhe Fikayo Tomori dhe Davide Calabria, të cilët nuk janë të gatshëm 100 për qind. Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Udineses do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45. Milani zë vendin e dytë në Serie A me 52 pikë, katër më pak se Interi në pozitën e parë.