E ardhmja e kapitenit Alessio Romagnoli te skuadra e Milanit është në dyshim. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se drejtuesit e Milanit mund ta nxjerrin në shitje Romagnolin në fund të këtij edicioni pas kërkesave të tij të larta për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Romagnoli i ka bërë me dije Milanit që për ta rinovuar kontratën e tij, po kërkon pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, dyfish më të madhe sesa paga aktuale që e ka.
Kështu që, te Milani janë të gatshëm ta lirojnë Romagnolin për një ofertë mbi 35 milionë euro, para të cilat do ti investonin në blerjen e Fikayo Tomorit, të cilin Milani e huazoi në janar nga Chelsea. Romagnoli 26-vjeçar është pjesë e Milanit prej vitit 2015 dhe këtë sezon ka një gol e një asistim në 26 ndeshje në të gjitha garat.