Sport

Arminia Bielefeld liron Uwe Neuhaus nga detyra e trajnerit

Arminia Bielefeld liron Uwe Neuhaus nga detyra e trajnerit
 

Skuadra e Bundesligës së Gjermanisë, Arminia Bielefeld e ka liruar të hënën Uwe Neuhausen nga detyra e trajnerit. Bashkë me të edhe ndihmësin e tij, Peter Nemeth, ka njoftuar vet klubi.

“Ne u jemi shumë mirënjohës të dy trajnerëve për punën dhe përkushtimin që e kanë bërë që nga marrja e detyrës në vitin 2018”, thuhet në njoftimin e klubit.