Sport

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu

Descriptive Text

Ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Katalonjës.

Policia në Katalonjë sot ka zhvilluar operacionin ‘’Mossos’’ brenda zyrave të klubit të Barcelonës, ku përveç Bartomeut, janë arrestuar edhe Oscar Grau dhe Roman Gomez, raporton media e afërt me klubin katalanas, Rac1.

Krahu i djathtë i Bartomeut, Jaume Masferrer, gjithashtu ka rënë në pranga të Policisë.

Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.

Bartomeu vetëm pak muaj më parë dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Barcelonës, si shkak i presioneve dhe akuzave të shumta ndaj tij.

Barcelona ka thënë se ka ofruar bashkëpunim të plotë me autoritetet ligjore dhe policore, për të ndihmuar me faktet që janë temë e hulumtimit.