Sport

Mehmeti shënon në fitoren e thellë të Orebros për Kupë

Mehmeti shënon në fitoren e thellë të Orebros për Kupë
 

Sulmuesi Agon Mehmeti ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Orebros përballë Loddes me rezultatin 7:0, në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Suedisë. Mehmeti shënoi golin e fundit në minutën e 92-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën, ndërsa në fushë 31-vjeçari u inkuadrua dhjetë minuta më herët.

Fitore shënoi edhe Hammarby përballë Oskarshamnsit me rezultatin 3:0. Te Hammarby deri në minutën e 85-të luajti Astrit Selmani, që do të jetë pjesë e Kosovës që nga muaji i ardhshëm.