Gareth Bale ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Burnley 4:0, dy gola në fitoren e thellë.
Bale ka mohuar zërat se dëshiron të largohet nga Tottenhami. Sulmuesi i krahut ka bërë të ditur se është i lumtur te londinët dhe shpreson të vazhdoj me gola edhe në takimet e tjera. “Jam i kënaqur kur arri të ndihmoj ekipin me gola dhe asistime. Këtu jam shumë i lumtur dhe kështu ka qenë nga fillimi”, u shpreh Bale.
31-vjeçari është i huazuar nga Real Madridi, me të drejt blerjeje në fund të sezonit.