Sport

Trajneri i Besës i kënaqur me ekipin e tij, pavarësisht humbjes

Trajneri i Besës i kënaqur me ekipin e tij, pavarësisht humbjes
 

Trajneri i Besës së Pejës, Leotrim Krasniqi, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra që ai drejton pati paraqitje të mirë, pavarësisht humbjes. Sipas tij, Besa do të tregojë ndeshje edhe më të mira në vazhdim të kampionatit.

“Më pëlqeu ekipi se si luajti. Sidomos në pjesën e dytë jam i kënaqur me paraqitje e ekipit. Gabimet që po i bëjmë, po na kushtojnë në fund. Zëvendësimet bëhet me i jep ekipit fytyrë tjetër dhe ne i bëmë ato. Shpresoj se që nga ndeshja në ndeshje do të bëjmë paraqitje edhe më të mira”, tha Krasniqi. Besa është e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë.