Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë kundër Hellas Veronës. Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Cristiano Ronaldo kaloi në epërsi mysafirwt në minutën e 49-të, para se Antonin Barak të barazonte rezultatin në minutën e 77-të.
Ky barazim lë Juventusin në kuotën e 46 pikëve në pozitën e tretë, shtatë pikë më pak se Interi në pozitën e parë. Hellas Verona me 35 pikë mban pozitën e nëntë në tabelë.