Edin Xheko do të mungojë për dy javë shkaku i lëndimit të pësuar.
Sulmuesi boshnjak, u lëndua në ndeshjen e Ligës së Evropës, ndaj Bragas, duke u detyruar të lëshojë fushën pas 67 minutash lojë.
Stafi mjekësor i klubit italian ka njoftuar se Xheko ka lënduar kofshën e këmbës së majtë.
Ky lëndim sulmuesin boshnjak do ta mbajë jashtë fushave për dy javë.