Sport

Moyes do të vazhdojë kontratën me West Hamin

Moyes do të vazhdojë kontratën me West Hamin
 

David Moyes do të jetë trajner i West Ham Unitedit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Moyes së shpejti pritet të rinovojë kontratën me ekipin nga Premier League që i skadon në verë. Në fakt, edhe Moyes ka pranuar se synon që të qëndrojë në krye të klubit sa më gjatë që të jetë e mundur.

57-vjeçari është në krye të West Hamit prej dhjetorit të vitit 2019, kurse më herët ka punuar edhe te Sunderlandi, Real Sociedadi, Manchester Unitedi e Evertoni.