Sport

Roma mposht Bragën edhe në Itali

Roma është kualifikuar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës me rezultatin e përgjithshëm 5:1.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Olimpico” të Romës, vendësit fituan 3:1.

Golat për skuadrën e Romës i shënuan Edin Xheko (24’), Carles Perez (75’) dhe Borja Mayoral (90+1’). Te Roma është humbur edhe një penallti në minutën e 72-të nga Lorenzo Pellegrini.

Goli i vetëm për skuadrën e Bragas ishte shënuar nga një futbollist i Romës. Bryan Cristante shënoi gabimisht në portën e vet dy minuta para fundit.