Sport

Donjeta Sadiku pëson humbje në Bullgari, Federata ankohet në referim

Donjeta Sadiku pëson humbje në Bullgari, Federata ankohet në referim
 

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka pësuar humbje të enjten nga boksierja nga Kazakistani, Karina Ibragimova. Sadiku e Ibragimova janë përballur në gjysmëfinale të turneut të madh ndërkombëtar, “Strangja” në Sofje të Bullgarisë. Meçi ishte i vlefshëm për kategorinë deri 60 kilogramë.

Por vendimi për të shpallur fituese boksieren nga Kazakistani është kontestuar fuqishëm nga Federata e Boksit e Kosovës. Sipas një njoftimi të saj, fitorja është dashur t’i takoj Donjetës.