Sport

Juventusi me shumë mungesa kundër Veronës

Alvaro Morata nuk ka ushtruar me Juventusin të mërkurën pasi është duke u shëruar nga një infeksion. Klubi e ka bërë të ditur mungesën e tij nëpërmjet një komunikate.

Infeksioni të cilin e ka aktualisht Morata, mund ta lë atë jashtë fushës për tre javë. Në mesin e të dëmtuarve për duelin kundër Hellas Veronës në kuadër të elitës së futbollit italian janë edhe Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Arthur, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala.