Sport

Një tjetër ndeshje pa fitore për portierin Muriq

Një tjetër ndeshje pa fitore për portierin Muriq
 

Arijanet Muriq ka qëndruar gjatë tërë takimit në portën e Willem II që barazoi në shtëpi ndaj Den Haagut (1:1).

Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën dhe i takoi xhiros së 21-të të elitës së futbollit të Holandës. Për portierin e parë të përfaqësueses së Kosovës, ishte kjo ndeshja e tij e tretë me skuadrën holandeze. Goli i pësuar të mërkurën ishte i 11-ti në tri paraqitje. Debutoi me humbje të thellë 5:0 ndaj Feynoordit dhe humbi po ashtu nga Utrechti me rezultat po ashtu të thellë, 6:0. Willem II është në zonën që nuk siguron mbijetesën në elitën e futbollit holandez “Eredivisie”.