Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 1:1, në duelin e xhiros së 21-të të Superligës. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi në të parën nuk pati ndryshim rezultati.
Mevlan Zeka që hyri në lojë në pjesën e dytë e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 75-të, me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatin në 1:1 e barazoi Darko Nikaq në minutën e 78-të. Në fund të ndeshjes, gjyqtari kryesor Dardan Çaka dha penallti për Gjilanin, por më pas e ndryshoi vendimin e tij. Edhe përkundër këtij barazimi, Ballkani mbetet në pozitën e parë, tani me 45 pikë, një më shumë se Drita që mbetet e dyta.
Gjilani vazhdon të mbetet pa fitore këtë vit, pasi në tri ndeshjet e stinorit pranveror ka arritur dy barazime dhe një humbje. Me 31 pikë, renditet i katërti.