Sport

Giroud shënon supergol për epërsinë e Chelseat

Sulmuesi francez Olivier Giroud ka shënuar gol shumë të bukur për epërsinë 1:0 të Chelseat ndaj Atletico Madridit. Ndeshja e parë e 1/8 së finales së Championsit po luhet në Rumani.

Giroud në minutën e 72-të me goditje “gërshërë” kaloi Chelsean në epërsi. Atletico është vendase në këtë ndeshje.

Goli i Giroudit u pranua vetëm pas konsultimit të sistemit VAR.

 

Atlético Madrid 0 - [1] Chelsea - Olivier Giroud bicycle kick 68' from r/soccer