Sport

Lewandowski bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve

Descriptive Text

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka shënuar golin e parë për Bayernin në ndeshjen kundër Lazios në ndeshjen e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Për polakun, ishte goli 72-të në garën më të madhe evropiane për klube.

Ai kaloi Raul Gonzalezin që kishte 71 gola dhe tani Lewa është shënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampionëve. Vetëm Cristiano Ronaldo me 134 gola dhe Lionel Messi me 119, kanë shënuar më shumë se sa Lewandowski.