Sport

En-Nesyri po kërkohet nga klube të mëdha evropiane

Descriptive Text

Sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri, është duke u përcjellë nga gjigantët e futbollit evropian.

Pas Interit, Dortmundit dhe West Hamit, në garë për 23-vjeçarin, raportohet se kanë hyrë edhe Liverpooli e Manchester Unitedi.

Klubet e mëdha angleze janë duke e monitoriar situatën e lojtarit, i cili pritet të largohet nga Sevilla gjatë verës.

Kontrata me klubin spanjoll marokenit i skadon në vitin 2025, por forma e mirë që ka treguar këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 35 ndeshje, ka bërë që për En-Nesyrin të interesohen shumë klube.