Sport

Sarri pranë Fiorentinës

Maurizio Sarri pritet ta merr drejtimin e skuadrës nga Serie A, Fiorentina ka njoftuar të martën “Corriere dello Sport”. Gazeta bën të ditur se drejtuesit e Fiorentinës tashmë janë takuar me Sarrin, i cili është i gatshëm ta marrë drejtimin e ekipit që këtë edicion nuk ka pasur stabilitet në rezultate.

Aktualisht, në krye të Fiorentinës është Cesare Prandelli që pritet të shkarkohet për t’u zëvendësuar me Sarrin. Sarri është i papunë prej se ka përfunduar edicioni i shkuar kur u shkarkua nga Juventusi përkundër triumfit në Serie A. 62-vjeçari si trajner ka punuar edhe te Chelsea e Napoli. Fiorentina, aktualisht është në pozitën e 14 në tabelë me 25 pikë të mbledhura pas 23 ndeshjeve të luajtura në kampionatin italian.