Sport

Romagnoli kërkon rritje page

Romagnoli po vazhdon negociatat me Milanin për vazhdimin e kontratës.

Mbrojtësi italian, tash e disa kohë ka nisur bisedimet, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen me klubin. Mediat italiane të martën kanë raportuar se mbrojtësi u ka bërë të ditur kushtet për të vazhduar qëndrimin në “San Siro”.

26-vjeçari ka kërkuar pagë rreth katër milionë euro në vit për të qëndruar te Milani. Kontrata aktuale e Romagnolit skadon në vitin 2022.

Ai është pjesë e klubit kuqezi që nga viti 2015, kur u transferua nga Roma.