Sport

Buffon paralajmëron se do të luajë edhe sezonin tjetër

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka paralajmëruar se gjasat janë të mëdha që edhe edicionin tjetër të jetë aktiv pasi ende nuk është i gatshëm për t’u përshëndetur nga futbolli, kanë njoftuar të martën mediumet italiane. Buffon 43-vjeçar, të hënën mbrëma në ndeshjen ndaj Crotones që e fitoi Juventusi (3:0), vendosi rekord në Serie A sa i përket paraqitjeve. Në këtë takim, Buffon regjistroi ndeshjen numër 645 në karrierë.

“Gjërat po shkojnë mirë deri më tani dhe nëse vazhdojnë kështu, atëherë do të vazhdoj të luaj edhe sezonin tjetër. Në momentin që shoh se diçka nuk po shkon mirë, do të ndaloj së luajturi. Por, tani për tani po ndihem shumë mirë dhe në formë”, është shprehur Buffon, i cili këtë edicion ka dhjetë ndeshje për Juventusin në të gjitha garat.

Portieri italian ka kontratë me Juventusin deri në verë.