Sport

Reali kthen sytë kah Konate

Pasi nuk arriti t’i sigurojë shërbimet e Dayot Upamecanos, Real Madridi ka kthyer sytë kah një mbrojtës tjetër i Leipzigut. Mediumet në Spanjë kanë bërë të ditur të martën se Reali po interesohet për francezin Ibrahima Konate. Thuhet se Konate ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh, të cilën Reali është i gatshëm ta paguajë në fund të këtij sezoni.

Konate 21-vjeçar te Reali shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë sezon me fanellën e ekipit gjerman. Konate 21-vjeçar ka shënuar një gol në 14 ndeshje në të gjitha garat për Leipzigun, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Konate është pjesë e Leipzigut prej vitit 2017 kur u transferua nga Sochauxi.