Sport

Cagliari shkarkon trajnerin Di Francesco

Eusebio Di Francesco më nuk është trajner i skuadrës së Cagliarit. Ekipi italian ka njoftuar të hënën për shkarkimin e Di Francescos, i cili ka ardhur dy ditë pas humbjes në shtëpi nga Torino 2:1. Di Francesco është shkarkuar për shkak të rezultateve të mira këtë edicion dhe e ka lënë ekipin në pozitën e 18 në tabelë me 15 pikë të mbledhura pas 23 xhirove të zhvilluara.

Në fakt, Cagliari nuk ka fituar ndeshje në Serie A që nga muaji nëntor i vitit të shkuar.

“Cagliari bën të ditur se ka shkëputur kontratën me trajnerin Eusebio Di Francesco, i cili nuk do të jetë në krye të ekipit. Së bashku me Di Francescon është larguar edhe stafi i tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Cagliarit. Di Francescon në postin e trajnerit te Cagliari pritet ta zëvendësojë Leonardo Semplici që tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit.