1 perditesime
18:48

Goli i Brojës nuk mjafton, Vitesse pëson 3:1

Armando Broja ka vazhduar me formë të mirë, por të dielën nuk ia doli të shmang humbjen e Vitesses. Ai në ndeshjen ndaj PSV Eindhovenit shënoi për 1:0 në minutën e katërt. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Por në pjesën e dytë PSV-ja shënoi tre gola për fitoren bindëse, 3:1.

Pas xhiros së 23-të të kampionatit holandez, Vitesse renditet e pesta me 42 pikë. PSV-ja është e dyta me 50 pikë.

17:37

Broja i pandalshëm, shënon edhe ndaj PSV-së

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka gjetur golin në ndeshjen e cila po zhvillohet në mes të Vitesses dhe PSV-së.

Broja, që aktivizohet te Vitesse, ka realizuar golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e katërt të ndeshjes së kampionatit holandez.

Me golin e vetëm të shënuar nga Broja, skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Për Brojën ky është goli i tetë në 19 paraqitje në ligë.