1 perditesime
13:37

Akil Gjakova ndalet në luftën e dytë

Akil Gjakova e ka mbyllur garën në Grand Slamin e Tel Avivit në raundin e tretë. Xhudisti kosovar në këtë raund u eliminua nga italiani Giovanni Esposito, i cili fitoi me Ippon në kohën shtesë.

Për Gjakovën, kjo ishte lufta e dytë në këtë Grand Slam në kategorinë deri 73 kilogramë pasi në raundin e parë u kualifikua pa luftë për shkak të shortit. Gjakova në raundin e dytë, triumfoi me Ippon ndaj garuesit nga Portugalia, Joao Fernando. Para Gjakovës, u eliminua edhe xhudistja Laura Fazliu që në raudin e dytë u mposht nga britanikja Lucy Renshall në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Me eliminimin e Gjakovës e Fazliut, ekipi i Kosovës e mbyll pjesëmarrjen në këtë Grand Slam. Të enjten, Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e bronztë.

12:16

Akil Gjakova fiton me Ippon në luftën e parë, realizon aksion të bukur

Akil Gjakova ka kaluar në 1/8 e finales të Grand Slamit që po mbahet në Tel Aviv. Ai në raundin e dytë të kategorisë deri në 73 kilogram e mposhti me Ippon xhudistin nga Portugalia, Joao Fernando pas një aksioni të bukur.

Në 1/8 e finales, Gjakova do të përballet me fituesin e meçit ndërmjet hungarezit Frigyes Szabo dhe italianit Giovanni Esposito. Gjakova u kualifikua në raundin e dytë pa luftë për shkak të shortit dhe dueli me portugezin Fernando ishte i pari për të në këtë Grand Slam.