Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani fiton bindshëm ndaj Besës

Ballkani ka shënuar fitore bindëse ndaj Besës së Pejës, në udhëtim të shtunën duke e mposhtur me rezultatin 3:0.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi, çështjen e fituesit e vulosi në pjesën e parë duke shënuar tri gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutën e 21-të skuadra nga Suhareka shënoi golin e parë me Edvin Kuç për 1:0.

Blendi Baftiu dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 43-të në 2:0. Baftiu shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personal në minutën e 44-të për 3:0.

Edhe në pjesën e dytë dominuan mysafirët por nuk arritën t’i konkretizonin rastet duke bërë që ndeshja të mbyllet 3:0.

Me këtë fitore, Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 41 pikë ndërsa Besa mbetet në pozitën e fundit me gjashtë pikë.